Përditësimi i fundit 15/09/2026
1.1 Ky dokument (“Marrëveshja”) kushtet dhe afatet mes shoqërisë Defacto Retail Shpk. (në vijim “ne”, “tona” ose “DeFacto”), dhe përdoruesit (në vijim “ju”, “tuaj”, “përdoruesi” ose “Anëtari”) që regjistrohet si anëtar në faqen tonë të internetit https://www.defacto.com.al/ ("Faqja e Internetit") dhe/ose në versionin Shqiptar të aplikacionit “DeFacto” (“Aplikacioni”), që në vijim do të quhen bashkërisht si "Platforma e Tregtisë Elektronike" ose "Platforma").
1.2 Ju lutemi të lexoni me kujdes këtë Marrëveshje, pasi kushtet e saj do të zbatohen lidhur me llogarinë tuaj të anëtarit.
1.3 Ju jeni gjithashtu të lutur të ruani një kopje të kësaj Marrëveshje për referencë në të ardhmen, pasi kjo mund të jetë e rëndësishme për marrëdhënien tuaj me ne. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me Platformën dhe/ose në lidhje me këtë Marrëveshje, ju lutemi të kontaktoni support@defacto.com
1.4 Sa herë që ju hyni në Platformën tonë, ju pranoni dhe bini dakord me zbatimin e kushteve ligjore të përdorimit të Platformës. Versioni aktual në fuqi i Kushteve të Përdorimit mund të aksesohet këtu https://www.defacto.com.al/static/privacy-policy
1.5 Kryerja e porosive për blerjen e produkteve dhe/ose shërbimeve (në vijim së bashku “Produktet”) që ofrohen në Platformën tone, i nënshtrohet kushteve dhe afateve për shitjet e nëpërmjet tregtisë elektronike, siç janë në fuqi në kohën e porosisë tuaj. Versioni aktual në fuqi i kushteve dhe afateve të shitjes mund të aksesohet këtu https://www.defacto.com.al/static/privacy-policy
1.6 Për pyetje që lidhen me të dhënat tuaja personale, mund të shihni dhe me https://www.defacto.com.al/static/privacy-policy
2.1 Përveçse kur rezulton ndryshe nga konteksti, fjalët me germë të madhe të përkufizuara në kllapa në këtë Marrëveshje, do të kenë kuptimin që u jepet në këtë dokument.
3.1 Me përjashtim kur një kuptim tjetër rezulton qartazi nga përmbajta e dispozitës përkatëse, kjo Marrëveshje do të interpretohet në përputhje me parashikimet vijuese:
3.1.1 Referenca në një nen, paragraf, aneks ose dokument është referencë atë nen, seksion, paragraf ose aneks të kësaj Marrëveshje ose të dokumentit tjetër të përcaktuar në këtë Marrëveshje, siç janë në fuqi kohë pas kohe.
3.1.2 Referenca në një person apo palë, do të përfshijë trashëgimtarët e tij të ligjshëm, apo personat e tjerë që heqin të drejta prej tij sipas ligjit apo kësaj Marrëveshje.
3.1.3 Titujt e neneve dhe anekseve të kësaj Marrëveshje janë vetëm për qëllime reference dhe nuk do ndikojnë në kuptimin apo interpretimin e tekstit të dispozitave përkatëse.
3.1.4 Kur në këtë Marrëveshje përdoren fjalët “përfshi”, “përfshin” ose “duke përfshirë”, këto fjalë do të konsiderohet se ndiqen nga fjalët “por pa u kufizuar”.
3.1.5 Kur në këtë Marrëveshje përdoren fjalët “e kësaj”, “këtu”, “të kësaj” “këtu më poshtë” dhe fjalë të tjera të ngjashme, këto fjalë i referohen kësaj Marrëveshje në tërësi dhe jo një neni, seksioni ose paragrafi të veçantë.
3.1.6 Fjalët “me shkrim” ose “ne formë të shkruar” dhe fjalë të tjera të ngjashme do të përfshijë të gjitha mënyrat e riprodhimit të fjalëve në një formë të kuptueshme dhe të qëndrueshme, përfshi elektronikisht dhe me e-mail;
3.1.7 Kur afati është përcaktuar me “ditë”, afati do të llogaritet në ditë kalendarike, përveçse kur përcaktohet shprehimisht në ditë pune. Një afat prej një ose më shumë ditësh kalendarike ose ditë pune do të llogaritet duke u nisur nga dita kalendarike ose dita e punës vijuese; nëse kjo Marrëveshje i referohet ditëve të punës atëherë këto do të jenë të gjitha ditët e javës, me përjashtim të ditës së Shtunë, të Dielë ose ditëve të festave zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
3.1.8 Kur afati është përcaktuar në “javë” ose “muaj” ose “vite” afati do të llogaritet në javë, muaj apo vite kalendarike, dhe ky afat do të llogariten nga data në datë (“dita korresponduese”); nëse muaji i fundit kalendarik i një afati në muaj ose vite nuk ka një datë korresponduese me datën në të cilën ka filluar afati, atëherë afati përkatës do të përfundojë në ditën e fundit kalendarike të muajit të fundit kalendarik të afatit;
3.1.9 Fjalët e përdorur në njëjës përfshijnë shumësin dhe anasjelltas, dhe ato në një gjini përfshijnë gjinitë e tjera.
3.1.10 Në rast mospërputhje mes dispozitave të kësaj Marrëveshje (përfshi konfliktin e përkufizimeve), palët do të përpiqen fillimisht të zgjidhin mospërputhjen duke e lexuar Marrëveshjen në tërësi, dhe dispozita që trajton një çështje në mënyrë të posaçme do të ketë përparësi.
4.1 Për t’u regjistruar si anëtar dhe për të krijuar një llogari në Platformë (“Llogaria”), ju duhet të përmbushni këto kriter:
4.1.1 të jeni të paktën 18 vjeç; dhe
4.1.2 të banoni në Shqipëri.
5.1 Gjatë regjistrimit, do t'ju kërkohet të jepni disa të dhëna personale, si emri, mosha, numri i telefonit, adresa e postës elektronike, etj.
5.2 Gjithashtu, ju mund të jepni mjetet e preferuara të pagesës dhe adresën e preferuar për dërgesat. Ju mund të ndryshoni preferencat tuaja në cilësimet e llogarisë.
5.3 Të dhënat që jepni shërbejnë për qëllime e krijimit dhe mirëmbajtjes së llogarisë, për të na lejuar t'ju japim informacione të rëndësishme mbi porositë tuaja, si dhe për t’ju informuar mbi ndryshimet e dokumentacionit që rregullon blerjet tuaja dhe/ose funksionimin e Platformës sonë.
5.4 Në bazë të pëlqimin tuaj të shprehur që jepet brenda mjedisit të llogarisë, të dhënat mund të shërbejnë edhe për të mbajtur kontakte me ju për veprimtari promocionale, për t'ju dërguar oferta dhe/ose komunikime të marketingut të drejtpërdrejt lidhur me produktet ose të shërbimet tona ose të ndonjë pale të tretë. Për më shumë detaje mbi veprimtaritë promocionale dhe të marketingu shih Nenin 9 më poshtë.
5.5 Pëlqimi juaj mund të tërhiqet në çdo kohë, duke ndryshuar preferencat e marketingut në cilësimet e llogarisë, megjithatë kjo nuk do të ndikojë në përpunimin e kryer përpara tërheqjes së pëlqimit.
5.6 Të dhënat që na jepni do t’i shërbejnë gjithashtu qëllimeve të tjera të përcaktuara sipas Politikes së Privatësisë.
5.7 Të dhënat tuaja personale do të përpunohen në përputhje me https://www.defacto.com.al/static/privacy-policy
6.1 Vetëm ju, individi, të dhënat e të cilit janë regjistruar si mbajtës i llogarisë ("Titullari i Llogarisë"), jeni i autorizuar të përdorni llogarinë dhe të ndryshoni cilësimet e saj.
6.2 Ju si titullari i llogarisë jeni përgjegjës për të gjitha veprimet që kryhen në llogari. Ju jeni përgjegjës i vetëm për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të llogarisë tuaj, përfshirë email-in, fjalëkalimin dhe mjete të tjera për të hyrë në llogari, nëse ka.
6.3 Për të parandaluar aksesin e paautorizuar në llogarinë tuaj, ju jeni përgjegjës të ruani kontrollin mbi pajisjet e përdorura për të aksesuar llogarinë, të mos lejoni asnjë përdorues të paautorizuar të aksesojë llogarinë tuaj dhe të mos i zbuloni askujt, email-in, fjalëkalimin tuaj ose mjete të tjera për të hyrë në llogari.
6.4 Nëse ju lejoni anëtarë të familjes tuaj, apo persona të tretë, që të bëjnë blerje përmes llogarisë tuaj, kjo bëhet në përgjegjësinë tuaj të vetme dhe çdo veprim i tillë do të konsiderohet i kryer nga ju personalisht. Ju nuk mund të ngrini kundërshtime se një veprim i tillë nuk është kryer nga ju, dhe do të na mbroni dhe mbani të padëmtuar nga çdo dëm që ne mund të pësojmë për shkak të një përdorimi të tillë të paautorizuar.
7.1 Ju keni të drejtë ta mbyllni llogarinë tuaj në çdo kohë. Nëse dëshironi ta mbyllni llogarinë tuaj, duhet të inicioni procesin përmes opsionit përkatës në cilësimet e llogarisë dhe të ndiqni udhëzimet. Pasi të keni përfunduar procesin, do të merrni një konfirmim në adresën e email-it që keni dhënë në llogari.
7.2 Përfundimi i procesit të mbylljes së llogarisë nuk do të shkaktojë fshirjen automatike të llogarisë, e cila do të mbetet aktive për një periudhë të mëtejshme 30 ditore. Kjo periudhë mund të jetë e nevojshme për të na lejuar të përgatisim hapat e nevojshëm për fshirjen, si dhe për të përmbushur çdo porosi në pritje që mund të keni bërë. Gjatë kësaj periudhe ju mund të keni ende akses në llogari, por ne mund ta pezullojmë mundësinë për të bërë ndryshime në llogari.
7.3 Me përfundimin e periudhës 30-ditore llogaria juaj do të mbyllet përfundimisht, dhe ne do të fshimë të dhënat e llogarisë nga sistemet tona, sipas politikës së ruajtjes dhe asgjësimit të të dhënave personale. Disa të dhëna mund të ruhen për periudha të mëtejshme, në përputhje me qëllimet e parashikuara sipas https://www.defacto.com.al/static/privacy-policy
7.4 Mbyllja përfundimtare e llogarisë tuaj si më sipër do të ketë si pasojë dhe përfundimin e njëanshëm nga ana juaj të efekteve ligjore të kësaj Marrëveshje, me kusht që përfundimi i Marrëveshje nuk cenon të drejtat dhe detyrimet e palëve, të cilat kanë lidhur përpara datës efektive të përfundimit, dhe që mbeten ende të pazgjidhura plotësisht. Dispozitat e kësaj Marrëveshje, siç ajo është në fuqi mes nesh në datën e përfundimit, do të vijojnë të zbatohen lidhur me të drejtat dhe detyrimet e palëve që mbeten ende të pazgjidhura plotësisht në datën e përfundimit.
8.1 Ne kemi të drejtë ta mbyllni llogarinë tuaj në çdo kohe, nëse konstatojmë që ju keni shkelur kushtet e kësaj Marrëveshje dhe/ose përdorni Platformën në kundërshtim me https://www.defacto.com.al/static/privacy-policy
8.2 Vendimi ynë për të mbyllur llogarinë tuaj do të jetë i justifikuar, dhe do t'ju njoftohet në adresën e email-it që keni dhënë në llogari.
8.3 Vendimi ynë për të mbyllur llogarinë tuaj nuk do të shkaktojë fshirjen automatike të llogarisë, e cila do të mbetet aktive për një periudhë të mëtejshme 30 ditore. Kjo periudhë mund të jetë e nevojshme për t'ju lejuar të paraqisni argumentet tuaja kundër mbylljes së llogarisë, për të na lejuar të përgatisim hapat e nevojshëm për fshirjen, si dhe për të përmbushur çdo porosi në pritje që mund të keni bërë. Gjatë kësaj periudhe ju mund të keni ende akses në llogari, por ne mund ta pezullojmë mundësinë për të bërë ndryshime në llogari.
8.4 Përveçse kur ne ju njoftojmë që kemi ndryshuar vendimin tonë për mbylljen e llogarisë, me përfundimin e periudhës 30-ditore llogaria juaj do të mbyllet përfundimisht, dhe ne do të fshimë të dhënat e llogarisë nga sistemet tona, sipas politikës së ruajtjes dhe asgjësimit të të dhënave personale. Disa të dhëna mund të ruhen për periudha të mëtejshme, në përputhje me qëllimet e parashikuara sipas https://www.defacto.com.al/static/privacy-policy
8.5 Mbyllja përfundimtare e llogarisë tuaj si më sipër do të ketë si pasojë dhe përfundimin e njëanshëm nga ana jonë të efekteve ligjore të kësaj Marrëveshje, me kusht që përfundimi i Marrëveshje nuk cenon të drejtat dhe detyrimet e palëve, të cilat kanë lidhur përpara datës efektive të përfundimit, dhe që mbeten ende të pazgjidhura plotësisht. Dispozitat e kësaj Marrëveshje, siç ajo është në fuqi mes nesh në datën e përfundimit, do të vijojnë të zbatohen lidhur me të drejtat dhe detyrimet e palëve që mbeten ende të pazgjidhura plotësisht në datën e përfundimit.
9.1 Herë pas here, ne mund të nisim oferta apo fushata promocionale (secila një “Ofertë Promocionale”), të cilat mund të jenë të formave të ndryshme dhe mund të jenë të disponueshme në mënyrë të pavarur, ose të lidhen me oferta të tjera. Ju do të njoftoheni për ofertat promocionale në të cilat mund të merrni pjesë, së bashku me kushtet përkatëse, përmes adresës së email-it që keni dhënë në llogarinë tuaj. Nëse një ofertë promocionale kërkon një regjistrim ose një veprim tjetër nga ju, do t'ju kërkohet ta kryeni veprimin për të marrë pjesë në ofertën promocionale.
9.2 Në varësi të rregullave në fuqi mbi marketingun e drejtpërdrejt, ne gjithashtu mund t'ju dërgojmë herë pas here komunikime me përmbajtje marketingu mbi produktet tona apo të palëve të treta.
9.3 Pëlqimi juaj mund të tërhiqet në çdo kohë, duke ndryshuar preferencat e marketingut në cilësimet e llogarisë, megjithatë kjo nuk do të ndikojë në përpunimin e kryer përpara tërheqjes së pëlqimit.
10.1 Platforma dhe materialet e përfshira në të mbrohen nga e drejta e autorit, patentat, markat, sekretet tregtare ose nga të drejta të tjera ligjore.
10.2 Ju nuk keni të drejtë të (a) përdorni asnjë përmbajtje të Platformës; dhe/ose (b) kopjoni, modifikoni, ekspozoni, transmetoni ose shpërndani ndonjë pjesë të saj apo të programeve të mbrojtura, në çfarëdo mënyre që nuk është e autorizuar prej nesh; dhe/ose (c) kryeni apo përpiqeni të anashkaloni, shmangni, mënjanoni, hiqni, çaktivizoni, ose dëmtoni në ndonjë mënyrë tjetër ndonjë teknologji enkriptimi ose mbrojtjeje nga kopjimi të zbatuar në Platformë.
10.3 Disa nga logot ose imazhet e tjera në Platformë mbrohen si marka tona tregtare, emra tregtarë dhe/ose marka të shërbimit të regjistruara ose të paregjistruara ("Markat"). Të gjitha markat e tjera tregtare janë pronë e pronarëve përkatës. Përdorimi i Markave tona ose i markave që përmbahen në Platformë, në pronësi të kujtdo tjetër, nuk është i autorizuar.
11.1 Ju keni detyrimin të jepni në llogari vetëm të dhëna që janë të vërteta, të sakta dhe jo mashtruese.
11.2 Pa cënuar dhe në shtesë të zbatimit të çdo dispozite të Kushteve të Përdorimit të Platformës, https://www.defacto.com.al/static/privacy-policy ju keni detyrimin:
11.2.1 të përdorni Platformën vetëm në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe të mos i shkelni kërkesat ligjore në fuqi.
11.2.2 të mos përdorni Platformën në asnjë mënyrë që cenon rendin publik, shqetëson ose ngacmon të tjerët, shërben për qëllime të paligjshme, apo shkel të drejtat tona apo të të tjerëve.
11.2.3 të mos përfshiheni në asnjë veprim apo veprimtari që pengon ose e vështirëson mundësinë e të tjerëve për të përdorur Platformën (psh. duke përdorur spam, viruse, kuaj trojanë, etj.).
11.2.4 të mos kopjoni, riprodhoni, shpërndani, transferoni, shisni, licenconi, publikoni, bëni pjesë të një bazë të dhënash, ndryshoni, krijoni vepra të prejardhura, ngarkoni, modifikoni, postoni, ndërlidhni, apo në çfarëdo mënyre, pa autorizim, të shfrytëzoni ndonjë pjesë të Platformës, ose të përpiqeni të ndërhyni në funksionimin e Platformës.
11.2.5 të mos përdorni në Platformë asnjë mjet për nxjerrjen e të dhënave, robotë, viruse, worms, bugs ose mjete të tjera për nxjerrjen e të dhënave, ose të krijoni ndonjë pjesë të Platformës, ose të përpiqeni të anashkaloni, çaktivizoni ose të ndërhyni, korruptoni ose dëmtoni administrimin dhe/ose sigurinë e Platformës.
11.2.6 të mos shkelni të drejtat tona të pronësisë intelektuale, dhe të respektoni dispozitat e nenit 10 të kësaj Marrëveshje.
11.3 Ju pranoni dhe merrni përsipër dhe do të na mbroni dhe mbani të padëmtuar nga çdo dëm që ne mund të pësojmë për shkak të shkeljes të këtyre detyrimeve.
12.1 Ne mund të hetojmë rastet e dyshimit të mashtrimit dhe/ose të shkeljes së kësaj Marrëveshje, dhe si pjesë e një hetimi të tillë, ne mund të mbledhim informacione në lidhje me veprimtarinë e llogarisë tuaj dhe të ndërmarrim hapat e duhur për t’ju përgjigjur çdo shkelje të tillë. Çdo informacion i tillë do të mblidhet dhe përdoret në përputhje me Politikën e Privatësisë.
12.2 Gjatë hetimeve tona, ne mund të vendosim të pezullojmë aktivitetet e llogarisë suaj, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë. Ju do të njoftohet në adresën e email-it që keni dhënë në llogari. Gjatë kësaj periudhe ju mund të keni ende akses në llogari, por ne mund ta pezullojmë mundësinë për të bërë ndryshime në llogari.
13.1 Ne nuk jemi përgjegjës ndaj jush për asnjë humbje ose dëm që nuk është shkaktuar nga një shkelje ose dështim nga ana jonë, duke përfshirë, pa kufizim:
13.1.1 çdo përdorim të Platformës nga ju, që nuk është i në përputhje me Marrëveshjen, përfshi humbjen e fitimeve, nëse përpiqeni të përdorni Platformën ose Përmbajtjen për ndonjë qëllim tregtar.
13.1.2 çdo mungesë funksionaliteti ose dështim për të ofruar ndonjë pjesë të Platformës, ose çdo humbje të përmbajtjes ose të dhënave që vjen për shkak të:
(a) keqfunksionimit ose defekteve në mjetet, pajisjet, në sistemin operativ ose në lidhjen e internetit që keni zgjedhur (duke përfshirë malware, viruset ose bugs);
(b) dështimit juaj për të shkarkuar ose për të instaluar, brenda një periudhe të arsyeshme kohore, çdo përditësim ose versionin të fundit të publikuar të aplikacionit të Platformës;
(c) veprime të paparashikueshme dhe keqdashëse të palëve të treta; ose
(d) lidhja juaj e internetit nuk plotëson kërkesat minimale të brezit të valëve dhe/ose shpejtësisë
(e) mospërputhjen e ndonjë pjese të Platformës me ndonjë pajisje ose sistem operativ tjetër, të përdorur nga ju.
13.1.3 çdo mosfunksionim ose ndërprerje të Platformës për shkak të rrethanave jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm, të cilat na pengojnë të vëmë në dispozicion aksesin në Platformë apo në llogari, ose që mund të konsiderohet një ngjarje e forcës madhore("Ngjarje e Forcës Madhore"), si
(f) akte lufte (të shpallura ose jo), kërcënim për luftë, pushtim, veprime armiqësore, veprime ose fushata terrorizmi, bllokada, embargo, racionim; aktet, dekretet, legjislacionin, rregulloret ose çdo kufizim tjetër qeveritar ose
(g) akte rebelimi, revolucion, trazirat civile, sabotazhe ose akte vandalizmi, apo kërcënimi për kryerjen e veprimeve të tilla, demonstrata të natyrës politike ose jo; ose
(h) kushte mjedisore ekstreme, si rrufetë, zjarret, tërmetet, përmbytjet, stuhitë, thatësirat, rrëshqitjet e tokës, grumbullimi i dëborës ose akullit, fatkeqësitë dhe fenomenet kozmike, ose fatkeqësi të tjera natyrore;
(i) epidemie apo gjendje të shpallura pandemie;
(j) greva, mbyllje veprime të tjera industriale;
(k) ngjarje të tjera të përgjithshme të këtij lloji, që janë jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm.
13.2 Në rast të një Ngjarje të Forcës Madhore, përmbushja jonë do të konsiderohet e pezulluar për aq kohë sa vazhdon Ngjarja e Forcës Madhore, dhe afati ynë i përmbushej do të zgjatjet për periudhën e nevojshme. Ne do të bëjmë përpjekjet tona të arsyeshme për t'ju njoftuar për Ngjarjen e Forcës Madhore dhe për të zbutur, në masën e mundshme, pasojat negative që mund të vuani.
14.1 Kjo Marrëveshje rregullohet sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
14.2 Në rast se lind një mosmarrëveshje apo pretendim në lidhje me këtë Marrëveshje, palët do të përpiqen në mirëbesim të zgjidhin mosmarrëveshjen me mirëkuptim.
14.3 Nëse mosmarrëveshja nuk zgjidhet me mirëkuptim brenda 30 ditësh, ajo do të zgjidhet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
15.1 Nëse ndonjë dispozitë e kësaj Marrëveshje shpallet e pavlefshme, paligjshme ose e pazbatueshme, ajo dispozitë do të konsiderohet e veçuar, dhe dispozitat e tjera nuk do të ndikohen dhe do të mbeten të vlefshme dhe me fuqi të plotë ligjore.
16.1 Kjo Marrëveshja si dhe të drejtat dhe detyrimet tuaja si zotërues i llogarisë, janë personale për ju dhe ju nuk mund të transferoni të drejtat ose detyrimet tuaja sipas kësaj Marrëveshje tek një palë tjetër. Ju pranoni se ne mund t'i transferojmë të drejtat dhe detyrimet tona sipas kësaj Marrëveshje tek çdo shoqëri tjetër në të njëjtin grup me ne, me kusht që të drejtat tuaja sipas kësaj Marrëveshje nuk do të ndikohen negativisht si pasojë e një transferimi të tillë.
17.1 Ne mund ndryshojmë këtë Marrëveshje sa herë e gjykojmë të arsyeshme apo të nevojshme.
17.2 Sa herë që bëjmë ndryshime të kësaj Marrëveshje, versioni i përditësuar do të postohet në Faqen e Internetit. Ju do të merrni një njoftim për këto ndryshime në email-in që keni dhënë në llogarinë e anëtarit.
17.3 Megjithatë, çdo ndryshim i kësaj Marrëveshje do të ketë efekt ndaj jush, vetëm pas përfundimit të një afati prej 30 ditësh nga data e njoftim që do ju bëjmë në adresën e email-t që keni dhënë në llogarinë e anëtarit. Brenda këtij afati, ju mund të zgjidhni të mos pranoni ndryshimet e Marrëveshjes dhe të vijoni me mbylljen e llogarisë tuaj, sipas nenit 7 më sipër. Nëse deri në përfundimin e këtij afati 30 ditor ju nuk keni iniciuar procesin për mbylljen e llogarinë tuaj, ju do të konsideroheni se keni pranuar kushtet e kësaj Marrëveshjeje, siç janë në fuqi pas datës së ndryshimit të njoftuar.
18.1 Nëse ju shkelni këtë Marrëveshje dhe ne nuk marrim ndonjë veprim, kjo nuk do të kuptohet si heqje dorë nga ndonjë e drejtë apo mjet ligjor që kemi në dispozicion, dhe ndonjë ushtrim i pjesshëm i kësaj të drejte apo mjeti ligjor nuk përjashton ushtrimin e mëtejshëm të çdo të drejte apo mjeti ligjor.