Për të garantuar sigurinë e porosisë suaj dhe dorëzimin e saktë të saj, ne nuk mund të bëjmë asnjë ndryshim pasi porosia juaj të jetë krijuar. Nëse dëshironi ta anuloni porosinë tuaj, dërgoni një e-mail në support@defacto.com. Shënim: Ju lutemi mos harroni të vendosni numrin e porosisë në kërkesat tuaja.
Për porositë me llogarinë tuaj të anëtarësimit, ju mund të kyçeni në llogarinë tuaj dhe të keni qasje në informacionin rreth porosisë suaj në seksionin "Llogaria ime > Porositë e mia" dhe të ndiqni dërgesën tuaj nëse porosia juaj është dërguar. Për porositë që keni bërë pa qenë anëtar, mund të shihni statusin e porosisë suaj dhe të gjurmoni dërgesën tuaj duke klikuar në seksionin "Gjurmimi i Porosive për Jo-anëtarët" në faqen tonë kryesore.
Ju mund të shihni të gjitha porositë e lidhura me llogarinë tuaj duke u kyçur nga butoni 'Kyçu' (Login) në këndin e sipërm djathtas të faqes sonë kryesore. Klikoni mbi porosinë tuaj për të parë detajet përkatëse. Këtu mund të ndiqni dërgesën tuaj duke klikuar në lidhjen (linkun) e dërgesës. Nëse porosia juaj vonohet ose nuk dorëzohet, ju lutemi na dërgoni email në support@defacto.com.
Ju mund t'i gjeni të gjitha produktet e DeFacto-s në dyqanin tonë online. Nëse nuk mund të gjeni një produkt që keni parë në dyqanet tona fizike në dyqanin tonë online, ky produkt fatkeqësisht mund të ketë mbaruar (të jetë ezauruar).
Produktet e bukura dhe të rehatshme DeFacto mund të arrihen me një klikim të vetëm. Pas përzgjedhjes së ngjyrës dhe masës së një produkti që ju pëlqen, klikoni butonin "Shto në Shportë". Ju mund të shtoni më shumë se një produkt në shportë. Për të përfunduar blerjen tuaj, zgjidhni opsionin e dorëzimit dhe vazhdoni tek ekrani i pagesës. Ju mund ta kryeni pagesën me opsionin tonë të përzgjedhur të pagesës. Porosia juaj do të përgatitet dhe do t'ju dërgohet sa më shpejt të jetë e mundur.